Vlorë, sllovaku alarmon hotelin, më pas u kthehet me grushta policëve

Vlorë, sllovaku alarmon hotelin, më pas u kthehet me grushta policëve

246
0
Shares

Një shtetas sllovak ka alarmuar një hotel të tërë saqë pushuesit janë detyruar të marrin në telefon policinë. Por as prania e autoriteteve nuk e ka ndalur turistin i cili në gjendje të dehur u është sulur me grushta policëve.
Ngjarja ndodhi sot në një hotel në Ujin e Ftohtë në Vlorë rreth orës 01:10.
Efektivët e kanë dërguar 29-vjeçari Martin S. në Spitalin Rajonal për ta qetësuar, mirëpo edhe aty, gjatë kohës që po merrte trajtimin mjekësor, ai ka krijuar një tjetër problem: Ka thyer një xham që ka dëmtuar në krah, njerin nga policët.
Si të mos mjaftonte kjo, ai ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë që e mbante nën mbikëqyrje. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 274 dhe 237 e Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY