Nishani: Fotoja e djalit me BMW-në që solli tensione dhe lajmi në...

Nishani: Fotoja e djalit me BMW-në që solli tensione dhe lajmi në gazetë që tronditi familjen

84
0
Shares

Ish-Presidenti Bujar Nishani në intervistën e parë për “Arena” nga Dritan Hila që pas lënies së detyrës së kreut të Shtetit, ka rrëfyer vështirësitë si dhe momentet e veçanta që lidhen me raportet e Presidentit me familjen e  tij, caste të papritura dhe shpesh vështirë të menaxhueshme.

Hila: Po Bujar Nishani si prind?

Nishani: …por do ju them në mënyrë shumë të sinqertë që ka dhe mjaft, kufizime, limitime në aspektin e jetës personale privatë, atë familjare .Unë mund të them Dritan që personalisht, ndoshta ka të bëjë dhe me natyrën e njeriut që nuk është se I kam përjetuar kufizimet. Për sa kohë i jam angazhuar tërësisht angazhimit zyrtarë, por t’ju them të drejtën fëmija ime e ka përjetuar në një farë mënyre e sidomos fëmijët.

Meqë jemi në një bisedë të tillë më lejoni të tregoj mes jush, një copë interesante nga jeta: Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe afishon në FB një fotografi që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMË që ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme mediatike . “Ç’është kjo makinë”, “Djali i Presidentit me një makinë kaq të shtrenjtë”, “Ku i gjejnë këto para?”. Unë me thënë të drejtën nuk u shqetësova shumë sepse e kisha parasysh se si janë artikulimet e sotme, ime shoqe u shqetësua dhe i tha: Ç’është kjo makinë, nuk është e jotja, pse e ke postuar? Dhe pati një debat familjar. Djali e hoqi menjëherë dhe e pamë që u trishtua nga mënyra sesi ne ju adresuam. Pas disa orësh e kontaktuam përsëri për t’i hequr atë traumë sociale që i krijuam nga ai komunikim i tensionuar dhe ime shoqe i thotë: Dëgjo Ersi. Kur babi mos të jetë më President, ti mund të postosh fotografi me shokët, me shoqet e tua në FB, por tani duhet të jemi pak të kujdesshëm. Dhe përgjigjja e tij ishte (se gjithë morali i fabulës që tregova është përgjigja e tij që dha në fund): Kur babi mos të jetë më President, nuk do jem më unë 18 vjeç. Kështu që familja ka pasur ato përjetimet e veta.

Hila: Keni humbur disa vite si babai i djalit…

Nishani: Më ka munguar për disa vite distance me fëmijët, por të gjitha këto kompensohen kur kupton që ti ke shërbyer për një kauzë të madhe, që është, shërbimi në postin më të lartë, vendin më të nderuar të shtetit dhe shoqërisë.

Hila: A I keni ndjerë në familje sulmet që ju janë bërë?

Nishani: Patjetër që ka pasur, por unë nuk I kam përjetuar emocionalisht sepse pata aksidentin e parë psikologjik në 2007 kur u bëra për herë të parë ministër i Brendshëm. Kisha 2-3 muaj që isha bërë ministër dhe nuk kisha shijuar as të shtunë e as të diel. Më në fund pas tre muaj me insistimin e bashkëshortes sime vendosa që të shkojmë ditën e diel për fundjavë për drekë të prindërit e mi të cilët insistonin që të shkonim në fundjavë dhe t’i shikonim të paktën. Hipim në makinë, marrim fëmijët me vete. Djali sapo hipi në makinë tronditet dhe bërtet më të madhe. Ishte një gazeta “Korrieri” e cila në faqen e parë kishte foton time dhe tërësisht fytyrën time të mbuluar me gjak me diciturën “ë rrugët e Shqipërisë kanë ndodhur aksidente. Çfarë po bën ministri i Brendshëm?”. Unë kisha vetëm 3 muaj që isha bërë ministër i Brendshëm. Pra pati një shok tek djali kur shikonte fotografinë time dhe tërë fytyrën e mbuluar me gjak. Ai moment ka qenë moment shumë I tensionuar , unë nuk isha mësuar me këto lloj sulmesh dhe që nga ai moment unë e menaxhova emocionin tim, por familja e ka ndjerë. Ka pasur raste ekstreme kur kanë thënë që Presidenti në vdekje klinike, është në koma në SHBA dhe familjarët shqetësoheshin. Natyrisht që në ambientin politik priten akuza, por tek ne ndodhin pak të ekzagjeruara.

Hila: Z. Nishani, z. Meta tha që; biseduam me Presidentin në ikje, dhe ju i kishit paraqitur disa shqetësime. I latë atë letrën e famshme ku thuhet: “Herën e parë ma hidh fajin mua, herën e dytë hidhja fatit dhe herën e tretë jep dorëheqjen” apo i paraqitët shqetësimet serioze që kishit për gjendjen e shtetit shqiptar?

Nishani: T’ju them të drejtën nuk e lashë atë letër me një arsye, sepse Presidenti Meta është nga ata njerëz që i lexon letrat edhe pa i hapur nga zarfi. Ka eksperiencë të gjatë dhe e njeh mirë jetën politike, i njeh mirë hapat që duhet të hedhi. Unë kështu besoj dhe shpresoj. Në bisedë i shpreha ato shqetësime që më kanë shoqëruar edhe mua dhe po I ndaj dhe me ju. Jemi në një situatë delikate si shoqëri, si vend. Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka probleme me ekonominë, ka shumë vende të tjera.

Nuk është i vetmi vend që ka probleme me krimin e organizuar, ka shumë vende. Po marr rajonin që ka probleme me infrastrukturën apo me çështje të tjera që lidhen me përditshmërinë e jetës së njeriut, por Shqipëria është i vetmi vend ku niveli i besimit dhe i shpresës ka rënë në minimumin historik të këtij shteti, dhe kjo më shqetëson në mënyrë të jashtëzakonshme si shqiptar, pastaj si politikan dhe si njeri që ka pasur mbi supe privilegjin e detyrave shumë të rëndësishme në këtë shtet.

Kjo nuk është një cështje që kalohet me biseda kafenesh, as me batuta emisionesh apo debate televizive, as me ndonjë shkrim retorik apo dramatik në media dhe gazeta. Ky është një problem fondamental dhe mua më vjen keq që nuk shikoj edhe sensibilitetin e duhur tek aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Tek politika, qeveri-opozitë së bashku, tek media, pushtet shumë i rëndësishme, edhe më i ftohtë sesa politika për t’i parë dhe adresuar gjërat, tek Shoqëria Civile e cila është tërësisht e aktrovizuar komplet, dhe unë nuk di nëse ne në Shqipëri mund të themi më se kemi Shoqëri Civile, tek intelektualët të cilët janë bërë pjesë e këtij pesimizmi

Hila: Edhe mund të jenë trembur, intelektuali është njeriu që trembet më kollaj

Nishani: Akoma edhe më e rëndë. Në qoftë se do kemi dhe trembjen e intelektualëve atëherë kemi arritur në një aktrovizim shoqërorë.

Ky problem në gjykimin tim Dritan është një alarm i madh. Përgjegjësinë kryesore e kanë padyshim vendimmarrësit, ata që duhet të japin shpresën dhe të japin arsyet, argumentet pse një qytetar shqiptar duhet: të jetojë i qetë, të flejë i qetë, të dali i qetë nga shtëpia, duhet të bëjë punën që ka për të bërë, ka pasion, ka mundësi, ka hapësirë, duhet ta gëzoj jetën dhe duhet të shpresojë për fëmijët e tij

Hila: Mendoni që z. Meta me reduktimin e kompetencave që i janë bërë postit të Presidentit mund të ketë aftësi të ndryshojë ndonjë gjë?

Nishani: Këto nuk janë çështje që i takojnë Presidentit të Republikës edhe me më shumë kompetenca

Hila: Gjithsesi është një autoritet moral..

Nishani: Autoriteti moral dhe ka vokacionin. Presidenti sot ka vetëm vokacionin public. Unë jam munduar që këtë vokacion publik ta prezantoj herë pas here, natyrisht nuk kam qenë Presidenti që kam menduar të bëhem interesant me të shara. Nuk kam qenë Presidenti që kam menduar të jem prezent me zë të lartë  dhe më të bërtitura, por kam qenë presidenti që kam bërë deri më sot betejat ligjore konstitucionale më të shumta gjatë gjithë këtyre 25 viteve në Shqipëri. Nuk e kam bërë për arsye politike, janë të gjitha përmbajtësore, të argumentuara, janë të gjitha publike, janë të gjitha trasparente, janë të gjitha me rezultat si ato betëja që janë fituar dhe ato që nuk janë fituar. Beteja të tilla ligjore konstitucionale nuk ka bërë asnjë President tjetër më përpara, mund të këtë qenë edhe për shkak të rrethanave apo sepse vet procesi ligjbërës ka qenë konfliktual, por unë e kam gjykuar dhe e kam adresuar presidencën time tek Presidenti që bën beteja ligjore dhe konstitucionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY