Gjykata e Lartë rrëzon Qeverinë, ja si do të llogaritet TVSH-ja për...

Gjykata e Lartë rrëzon Qeverinë, ja si do të llogaritet TVSH-ja për avokatët

261
0
Shares

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.
Rrëzimi i pjesshëm i aktit normativ nënligjor, VKM nr. 953 datë 29. 12. 2014  “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave.
Ligji për TVSH-në në pikën 2 të nenit 11 për sa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.
“Kjo xhiro vjetore për bizneset në tërësi llogaritet në nivelin e qarkullimit prej 5 milion lekë, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë. Kjo praktikisht do të thotë që për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar”, argumenton Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.
Sipas Kolegjit Drejtues të kësaj Dhome pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milion lekë të reja në vit.
Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiro vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH por me faturë të thjeshtë tatimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY