Ramës “i ngec” timoni në dorë, ka ndër mend 10 operacione për...

Ramës “i ngec” timoni në dorë, ka ndër mend 10 operacione për 100-ditëshin e parë të qeverisë por nuk di nga t’ia fillojë

79
0
Shares

Kryeministrit Edi Rama i ka “ngecur” timoni në dorë. Fakti që ai nuk ka patentë dhe në jetën “reale” nuk di ti japë makinës, duket se e ka gjetur të papërgatitur pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Duke u rrekur sa nëpër takime, sa nëpër rrjetet sociale, të diskutojë, të hedhë ide e të marrë mendime, ai deri tani nuk ka shkuar më larg se një fletërrufe në “Facebook” dhe një gjyq publik në Berat.
Duke mos mundur më shumë, ai së fundmi ka bërë publike operacionet që do të ndërmerren nga qeveria e re në 100-ditëshin e parë të qeverisjes.
E teksa mbetet ende në kuadrin e ideve, ai ka kërkuar sërish opinionin e qytetarëve.
“Çdo kritikë për çka mund të jetë e tepërt apo mund të mungojë në këtë grumbull idesh paraprake, është e mirëpritur”.
Operacionet një pjesë e të cilave shkojnë përtej 100-ditëshit lidhen me administratën, luftën kundër informalitetit, sigurinë ushqimore, luftën kundër kanabisit, dëgjesa për buxhetin 2018, pastrimi i territorit, reforma e ujit etj.

SI I MENDONI 100 DITET E PARA?Do t'i isha mirënjohës secilit dhe secilës prej jush që do të jepte opinionin e vet, mbi…

Posted by Edi Rama on 20.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY