Vdekja e adoleshentes në spital, motra rrëfen momentin e fundit, akuza...

Vdekja e adoleshentes në spital, motra rrëfen momentin e fundit, akuza që hedh për mjekun

64
0
Shares

Kanë kaluar katër ditë nga vdekja e 18-vjeçares Ketjona Ibrahimi nga fshati Shëmëriza i qytetit të Gramshit, dhe familjarët e saj kërkojnë drejtësi. Ata akuzojnë mjekët e Spitalit Rajonal të Elbasanit për neglizhencë në mjekimin e ofruar për Ketjonën.
Ibrahmi dhe Bejaze Ibrahimi, 56 dhe 54 vjeçe, janë dy prindërit e adoleshentes që u nda nga jeta në mënyrë të papritur.
Ata e kanë të pamundur të flasin për humbjen e vajzës së tyre më të vogël. Çifti që jeton në fshatin Shëmëriza të Gramshit, bashkë me Ketjonën, kishte katër vajza dhe një djalë, që është dhe fëmija më i vogël i tyre.
Motra e 18- vjeçares, Brunilda Ibrahimi, e hidhëruar për vdekjen e motrës së saj të vogël, rrëfen momentin tragjik të largimit nga kjo jetë të motrës.
“Disa orë pas operacionit, në momentin që erdhi infermierja në dhomën e reanimacionit për t’i mjekuar plagën, ajo hapi sytë dhe menjëherë i mbylli duke mos i hapur më. Ne kërkuam ndihmën e mjekut, por mjeku erdhi shumë me vonesë”, kështu pohon 19-vjeçarja duke akuzuar neglizhencën e mjekëve për vdekjen e motrës së saj.
Ndërkohë, mjekët pretendojnë se vdekja e 18-vjeçares nga Gramshi është shkaktuar nga një trompo emboli pulmonare.
Sipas mjekëve nga një konfirmim i parë nga mjekësia ligjore dyshohet se pacientja ka pësuar një problem në mushkëri, të padiagnostikuar më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY