ARSYEJA/ Velipojë, Haki Çako shkarkon 2 nënkomisarë policie

ARSYEJA/ Velipojë, Haki Çako shkarkon 2 nënkomisarë policie

67
0
Shares

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, ka shkarkuar dy nënkomisarë me detyrë në Velipojë.
Ky vendim i tij ka ardhur si pasoje e ndërtimeve pa leje në Velipojë.
Përmes një njoftimi për mediat, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako bën me dije se ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale “Për kryerjen inspektimit, verifikimin e ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velipojë, si dhe masat e marra nga Policia, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer ndërtime pa leje në këtë territor”.
Lidhur me zbatimin e këtij urdhri, mësohet se datë 7 korrik është kryer inspektim në Stacionin e Policisë Velipojë, Komisariati i Policisë Shkodër.

Nga verifikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje, si dhe u konstatuan këto mangësi nga Policia vendore…

• Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit (përgjegjësi ka ndihmës specialisti i Policimit në Komunitet, specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë).

• Nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuara në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (me përgjegjësi ngarkohet Specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë).
Nisur nga shkeljet e konstatuara Drejtori i Policisë së Shtetit ka vendosur..

– Shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë Nënkomisar E. Gj.
– Pezullimi nga detyra i Specialistit për Krimet Nënkomisar D. S., dhe ndaj tij nis hetimi disiplinor.
– Fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore ndaj Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet, Inspektor P. N.

“Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë ashpër çdo paligjshmëri, përfshirë edhe masat ndaj punonjësve të saj, kur konstatohen shkelje në detyrë. E në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë”, thuhet në njoftimin e policies.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY