Hajdarmataj sulmon kritikët: Boll me fletërrufe, PD ka një kryetar të përhershëm

Hajdarmataj sulmon kritikët: Boll me fletërrufe, PD ka një kryetar të përhershëm

70
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, më 25 Qershor.
Me anë të një statusi në “Facebook ajo u bëri thirrje kolegëve të saj që të mos publikojnë më fletërrufe online por është koka për analizë dhe reflektim.

STATUSI I PLOTË
Koha për analizë, debate, reflektime dhe jo më për fletërrufe online apo shfaqje mode në televizion.
Kolegëve (sepse për mua në politikë nuk ka ISH), ju lutem mos u vetëfyeni më para sakrificave dhe punës aq fisnike të cdo demokrati e demokrate, në struktura dhe jashtë tyre, me këtë kryqëzatë mllefesh.
Në krye të PD-së ka një “kryetar të përhershëm” dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat!
Pas çdo fushate e aq më tepër të atyre që mbyllen me disfatë, vjen koha për analizë, debate, reflektime por jo për fletërrufe.
PD është parti e lirisë dhe vlerave të saj.
E tillë duhet të jetë edhe gara dhe vota e lirë.
Ne që luftojmë aq shumë që Shqipëria ta arrijë këtë, duhet të japim shëmbullin së pari nga shtëpia jonë politike.
Të presim të qetë dhe të punojmë për standardet e 22 Korikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY