Intervista/ Si u dhunua ne qeli Beshiri për 10 ditë

Intervista/ Si u dhunua ne qeli Beshiri për 10 ditë

105
0
Shares

Alban Beshiri, prej 17 vitesh me pasaportë britanike, rrëfen dhunën dhe sorollatjet e drejtësisë. Dhuna në polici, akuza për tritolvënie me dokumenta false, përpjekje e mjekut për të falsifikuar raportin e mjekimit, sikur nuk e kishin goditur.

Ju jeni person në kërkim ndonëse keni kryer një dënim në Shqipëri, përse jeni ende në kërkim në Shqipëri?

Unë kam pasur një denoncim nga ish-bashkëshortja ime dhe kam kryer një dënim në Shqipëri, kam bërë tre javë burg, tre muaj arrest shtëpie edhe pastaj pesë ditë të tjera, sepse nuk ishin llogaritur mirë ditët e dënimit nga prokuroria dhe gjykata. Këto pas ankesës që kam bërë te Prokurori i Tiranës, i cili më përgjigjet se vepra juaj është pjesë e amnistisë dhe ju keni edhe pesë ditë burg për të kryer. U ktheva në Shqipëri dhe bëra ato pesë ditë burg siç më kishte thënë prokuroria. Kështu do të dilja nga burgu me 16 dhjetor të vitit 2014

Dolët?

Jo. Nuk dola. Na ndodhi një problem. Unë kam qenë në komisariatin nr 6 në Tiranë. Ndodhën shumë probleme por po kujtoj njërin prej tyre. Kishim një burr ëtë vjetër në qeli, ai pati probleme me shëndetin, i ra si tip infrakti dhe unë u mundova ta ndihmoj, u përpoqa, u thahsë policëve merreni ndihmojeni se po vdes. ndërsa ata qeshnin e zgërdhiheshin. Më në fund pas 30 minutash e kapën zvarrë për këmbësh dhe e hodhën në një makinë policie dhe e dërguan në spital.

Në çkushte ishit në qeli?

Kushtet ishin të tmerrshme, po flinim në tokë, as krevat, as batanije, shiu binte komplet brenda, pa dritare, ishte tmerr.

Kërkuat tju dërgojnë diku tjetër ose përmirësojnë ndonjë kusht?

Po kërkova qe të na çonin në një qeli ku mund të rrijë normalisht dhe të kaloja ato ditë sipas vendimit të gjykatës dhe prokurorisë. Por ata më thanë pusho, rri urtë dhe asnjë lloj reagimi tjetër. Rreth orës 21 të darkës kanë ardhur tre persona nga Avokati i Popullit,

Përse kishin ardhur?

Ata kishin ardhur për çështjen e atij burrit të vjetër, që i ra infarkt dhe u futen në qeli, Unë u ankova duke ju thënë se e shikoni ku jemi, ku do të ulemi, ku do të flemë. Njëri nga ata, një grua, më tha se do të largoheni shumë shpejt nga këtu, por do të pisni pak. Ata shkuan të flisnin me drejtuesit e policisë në atë komisariat ku ne ndodheshim, duke ju thënë atyre se ketu nuk jetojnë dot kafshët, jo njerëzit, ndaj duhet ti largoni prej aty. Sidomos këtë që është me pasaportë britanike, se mund të vijnë përfaqësues të ambasadës dhe nëse e shohin në këtë lloj qelie..

Ju jeni me pasaportë britanike

Po

Prej sa vitesh?

Kam 17 vjet që jetoj nnë Angli.

Dhe sa herë ktheheni në Shqipëri shpalleni në kërkim?

Po. Eshtë vertet e çuditshme.

Po si reagoi policia pas kërkesës së përfaqësuesve të avokatit të popullit?

Ato pas asaj bisede u larguan. Në ora 10 të mbremjes u ndërrua turni i policëve. Kërkova sërish që të na ndihmonin me ndonjë batanije, apo diçka ku të shtriheshim. Po ngrinim mga të ftohtit dhe i thashë rojës së shërbimit se ne na kanë thënë se do tju lëvizim prej këtu për në ndonjë qeli tjetër, se ktu është tmerr, a ka mundësi të na çoni. Nuk i ndjej fare gishtat e këmbëve po vdesim nga të ftohtët. Ose na sillni ndonjë furnelë apo ndonjë mjet ngrohës.

Si reagoi?

Nisëm të grindeshim me fjalë. Në ato momente po shkembenim fjalë me nerva dhe po shanim të dy. Unë i thashë qeveri ordinere, shtet ordiner dhe ashtu i tronditur i dhashë gojës. Në atë moment hapet dera dhe njëri nga personat që hynë brenda më qelloi me shpullë ndërsa personi tjetër më gjuajti me grusht në kokë. Më qelloi fort në kokë sa i hengër krahu dhe unë u mbështeta në mur nuk shikoja më asgjë. Për afro tre minuta nuk po shihja asgjë ngela i bllokuar fare.

E dini kush janë këto policë që kanë ushtruar dhunë ndaj jush në komisariat?

Nga sa unë kam marrë vesh pastaj edhe nga familjarët e mi, njëri e ka emrin Sinan Kryeziu, ndërsa tjetri, Vahid Bekteshi.

Çndodhi pasi ju goditën?

U kërkova të më dërgonin në spital, sepse kisha dhimbje koke. Më thanë se do të të çojmë por do të presësh pak, por nuk ndodhi asgjë.

Kaluat natën aty edhe pas ushtrimit të dhunës?

Po po, aty. Pa batanije pa asgjë, shtrirë në tokë. Kur jam çuar në ora katër apo pesë e mëngjesit isha ngritë krejt nuk lëvizja dot. Isha bërë sikur të më kishin futur në një frigorifer. Muret nxirrnin avull.

Erdhi njeri tju shohë?

Jo jo. Mua më mbajtën aty. Rreth orës gjashtë të mëngjesit ndërrua sërish turni dhe unë kërkova përsëri të shkoj në spital sepse kisha shumë dhimbje koke po përsëri nuk me dërguan.

Kujt i thatë?

Atij personi që ishte roje i qelisë. Ai mu përgjigj se detyra e tij ishtë të vinte në dijeni dhe sipas asaj që më tha ai, kishte lajmëruar shefin e komisariati dhe po prisnin. Nuk erdhi askush. Kërkova të shkoj në tualet dhe erdhi njëri nga ata që më qëlluan., Njërin nuk e njoh edhe sot si fytyre sepse ishte me maskë kur hyri ë qeli dhe më qëlloi me grusht në kokë. Ai tjetri më kërkoi falje por unë nuk i dhashë asnjë lloj përgjigje.

Prapë nuk ju dhanë ndihmë?

Aspak. Kishin ardhur të gjithë në punë dhe më shikonin se isha dhunuar. Aty pashë një oficer policie që ka qenë në Vorë. Osman Fuçia. Ai u bërtit policëve dhe ju tha merrni urgjent mjekun, ose ambulancën për ta dërguar në spital. Unë isha krejtësisht i nxirë në fytyrë nga goditjet dhe prisja ndihmë derisa rreth orës 10 -11 më ra të fikët.

Çfarë bënë?

Më kanë kapur për këmbësh me kanë tërhequr zvarrë dhe më plasën në një makinë. Më thanë se do të të dërgojmë në spital

Të dërguan?

Jo, jo, dëgjoja nëpër radiot e tyre se po sjellim një pako dhe shoh se më dërguan të Drejtoria e Policisë në Tiranë. Gjatë rrugës ndërsa në furgon i kërkova një polici të hapte xhamin se nuk po mbushesha me frymë, e po dridhesha, ai më vuri dorën në fyt dhe më shau me fjalë të ndyra. Pastaj më çuan në drejtori dhe më plasën në një qeli.

Erdhi mjeku?

Po erdhi një doktor, që siç kam marrë vesh më vonë, quhej Osman Hoxha dhe më vizitoi. Ndërkohë sollën në qeli dhe dy a tre furnela që të ngrohesha dhe merrja disi veten, se isha krejt i ngrirë. Aty më mbajtën 30 minuta dhe më dërguan në një dhomë tjetër për të më marrë shenjat e gishtave.

Mjeku çfarë ju tha?

Ai nuk po fliste deri sa të merreshin shenjat e gishtave ndoshta, ndonëse unë mezi qëndroja dhe skisha fuqi të ngrihesha. Aty një tjetër oficer nisi të bërtasë e të më shajë çohu ordiner, ti thyej turinjtë, dhe më morën shenjat e gishtave

Vendimi i mjekut?

Vendimi i mjekut!!! Më solli ca letra përpara dhe më tha se duhet ti firmosësh këto letra. Në to ai kishte shkruar se Alban Beshiri, pretendon se është goditur nga policia, por nuk kishte shënuar se isha goditur nga policia. Më tha që ta firmosja se pastaj do shkonim në spital

Si vepruat?

I thashë, zotëri unë nuk mund të firmos, sepse ju thoni unë pretendoj se më kanë goditur, ndërkohë që ju e shihni që unë jam me shenjë, jam i nxirë nga goditjet, ndaj nuk mund ta firmos. Dy policët më thanë të lutem tani hidhe firmën se ti je çun nga Vora nuk je malok, hidhe firmën se do të na hapësh probleme. Por unë nuk firmosa. Mjekut i thashë më bëj foto, ma jep ta kem unë dhe pastaj e hedh firmën. Mjeku më tha që nuk lejohet të bëhet foto dhe kështu unë refuzova firmën

Pastaj çfarë ndodhi?

Më dërguan në një qeli dhe qëlloi të isha përsëri me të njëtin person që kishte pasur probleme me zemrën. Ai nisi të qantë sepse dhe atë e kishin rrahur sepse nuk qëndronte dot në këmbë e kishin transferuar nga spitali në orën 2 të natës.

Çfarë ndodhi me ju më pas?

Ditën e tretë ka ardhur një oficer, që dukej se ishte epror, sepse roja më tha ky është drejtori dhe këtij mund ti thuash për ankesën që ke për të shkuar në spital. I tregova se çmë ka ndodhur dhe i thashë edhe atij, që kërkoj të shkoj në spital. Pasi më pa doli. Nga dera e hapur e qelisë dëgjoja që bërtiste përse e keni sjellë Alban Beshirin në këtë gjendje ktu. Merreni hidheni prapë të 6-a, ata e kanë bërë në këtë lloj gjendjeje, ata le ta marrin përsipër. Ju nuk duhet ta kishit pranur ta sillnin këtu, merreni e kthejeni prapë mbrapsht. Ata i thanë së bashkë me mjekun, Osman Hoxha, se po ta çojmë prapë atje do të vdesë, më mirë ta mbajmë ktu se e mbajmë ngrohtë.

Mbaruat pesë ditëshin sipas shkresës së prokurorit të rrethit?

Po e mbarova këtë pesë ditesh dhe prisja që të dilja nga qelia. Rreth orës 11 ka kaluar oficeri të më shohë dhe ishte bashkë me mjekun Osman Hoxha, i cili i tha jo jo nuk bën, është akoma me shenjë, e ka syrin e nxirë. Dhe u largua.

Dolët?

Polici që ishte me mjekun ndërkohë bëri një telefonatë dhe erdhi te unë. Prisja të dilja nga ora katër e asaj ditë dhe më thanë se letrën e daljes do të shkosh ta marrësh në Vaqarr.

Po përse në Vaqarr?

Nuk e di arsyen fare. Më morën tre policë më futën në një furgon dhe më çuan në Vaqarr. ndërkohë që unë prisja letrën për të dalë me vjen një person, e më thotë unë jam jurist. Ti nuk do të dalësh sot, por do të bësh edhe dhjetë ditë të tjera burg, sepse të është llogaritur amnistia gabim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY