Itali, shqiptari “hero”, shpëtoi një grua që rrezikoi të mbytej

Itali, shqiptari “hero”, shpëtoi një grua që rrezikoi të mbytej

37
0
Shares

Gramoz Prifti, 42-vjeçari shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Itali, pasi ka shpëtuar një grua që po rrezikonte të mbytej në një gropë me ujë rreth 2 metra të thellë.
Mediat në Itali shkruajnë se 42-vjeçari po punonte në një kantier ndërtimi në Brescia kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë. Pa u menduar dy herë ai është futur në ujë dhe e ka shpëtuar gruan, pa pritur që të mbërrinin forcat e ndihmës së shpejtë.
Gramoz Prifti është baba i dy fëmijëve. Pas kësaj ngjarjeje atij nuk i pëlqen ta quajnë hero, duke thënë se, “Mendova se kjo mund t’i ndodhte edhe dikujt nga familja ime dhe nuk u mendova dy herë, por u futa në ujë dhe e shpëtova”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY