Si të parandaloni kancerin e gjirit

Si të parandaloni kancerin e gjirit

57
0
Shares

Në bazë të shoqërisë amerikane të kancerit, afro 200.000 raste të reja me kancerin e gjirit janë diagnostikuar dhe më shumë se 40.000 femra do të vdesin këtë vit nga kanceri i gjirit në Amerikë. Edhe pse ekspertët thonë se nuk ka një mënyrë të sigurt që ta parandaloni këtë sëmundje, mund të bëni shumë që të ulni rrezikun e zhvillimit të saj. Më poshtë keni mënyrat më të mira që mund të ulin shanset që të keni kancerin e gjirit.


Humbni peshë: Të qenit në mbipeshë ka rezultuar se rrit mundësinë e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas menopauzës, pasi vezoret nuk prodhojnë më estrogjen- pjesa e madhe e estrogjenit të femrës vjen nga indet dhjamore. Pa marrë parasysh këtë fakt, nëse jeni mbipeshë, konsultohuni me doktorin, ose me një dietologe për ndryshimet që duhet të bëni në dietën tuaj. Një mënyrë tjetër për të humbur peshë është dhe aktiviteti fizik i përditshëm dhe mënyra të tjera shëndetshme.

Ushqehuni siç duhet: Edhe pse studimet nuk janë shumë të sigurta nëse marrja e yndyrave ka një lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin e gjirit, ekspertët pranojnë se një dietë me përqindje të lartë yndyrash çon në shtimin e peshës. Ata këshillojnë një dietë të balancuar të bazuar në ushqimet bimore, duke përfshirë fruta dhe perime dhe duke limituar njëkohësisht konsumimin e ushqimeve të përpunuara dhe mishin e kuq.
– Ushtroni çdo ditë: Ushtrimi fizik i përditshëm nuk është thelbësor vetëm për shëndetin në përgjithësi, por mund të ulë dhe rrezikun për kancerin e gjirit. Sipas një studimi, 1.25 deri në 2.5 orë ecje të shpejtë në javë ul rrezikun për kancer gjiri tek femrat me 18%, kurse ecja e 10 orë në javë e ul akoma edhe më shumë. Gjithashtu mund të vraponi, të ngisni biçikletë, notoni dhe të jeni të motivuar. Synoni për 45-60 minuta ushtrime ose aktivitet fizik të moderuar të paktën 5 ditë në javë.

Gjidhënia: Kërkimet e fundit tregojnë se femrat të cilat ushqejnë me gji foshnjat e tyre kanë një rrezik disi më të vogël për kancerin e gjirit, sidomos nëse vazhdoni me dhënien e gjirit në dy vitet e para. Edhe pse në ditët e sotme ushqimi me gji është mjaft i rrallë, duhet t’i ushqeni të paktën disa muaj. Ekspertët mendojnë se ushqimi me gji ul rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat sepse ul gjithashtu dhe numrin total të cikleve menstruale që një femër kalon, duke e ekspozuar atë në nivele më të ulëta hormonesh në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit.

Bëni një mamografi: Mamografitë janë standardi i artë për të zbuluar kancerin e gjirit dhe rekomandohen për femrat duke filluar nga mosha 40 vjeç, ose dhe më herët nëse mjeku jua këshillon. Edhe pse mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, mund ta zbulojë atë hapat e parë dhe ta parandalojë nga përhapja dhe të bëhet një gjendje kërcënuese për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY