Ilir Meta: Franca të lirojë Ramush Haradinajn

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë. Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhet se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u befasua nga lajmi për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër...

Gjendet makina e përmbysur në kanal, asnjë gjurmë për taksistin e zhdukur që mbrëmë

Gjendet në Kavajë makina e taksistit të zhdukur në Durrës, mbrëmjen e kaluar. Makina është gjetur e përmbysur në një kanal midis Kavajës dhe Rrogozhinës, ndërsa nuk ka asnjë informacion për Faik Fezgajn, taksistin e zhdukur. Ndërkohë kolegët e tij shprehen të shqetësuar për shokun e tyre, i cili mësohet se është grabitur dy herë të tjera më parë. Taksisti është zhdukur...

ZONAT/ Moti i ftohtë rikthehet mungesa e energjisë elektrike

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Sipas OSHEE, 8 fidera janë me probleme dhe kanë lënë pa energji mijëra banorë në qytete të ndryshme. Zonat pa energji Tiranë:     Kabina Muzeu Kombëtar që furnizon me energji institucionin e Muzeut Kombëtar,     Kabina OSBE-se që furnizon me enrgji institucionin e OSBE-së në Rr. Donika Kastrioti...

Arrestimi i Haradinajt në Francë, reagon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një deklarate për mediat ka reaguar për arrestimin e politikanit Ramush Haradinaj në Francë. Reagimi i Ditmir Bushatit Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat. I bëj thirrje...

Qarkullimi, ja rrugët ku udhëtohet me zinxhirë

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës që kanë mbuluar zona të tëra të vendit e kanë bërë të vështirë dhe problematike situatën e qarkullimit në shumë akse. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë nga afër situatën e krijuar për shkak të kushteve të motit në të gjithë vendin. Sipas informacioneve të fundit në zonat veriore dhe veri-lindore,...

EMRI/ Durrës, një tjetër taksist zhduket, familjarët japin alarmin

Një taksist është zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Durrës. Janë familjarët e tij që kanë denoncuar zhdukjen, bashkë edhe me shqetësimin e tyre. Ndërkohë, burime zyrtare të Policisë Vendore të Durrësit, bëjnë të ditur se rreth orës 21.30 të mbrëmjes së kaluar, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit Faik Fezgaj 53 vjeç, i cili ka dalë nga banesa bashkë...

Pronari shqiptar masakron me thikë punëtorin italian, lajmëron vetë policinë

Një shqiptar ka vrarë me thikë një shtetas të huaj në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Genova dhe sipas mediave italiane shqiptari rreth 35-vjeçar ishte pronari i një furre buke dhe prodhimeve të brumit. Mësohet se ai ka bërë sherr për çështje pune me të punësuarin e tij një 25-vjeçar. Nga fjalët sherri ka degjeneruar dhe shqiptari ka rrëmbyer një thikë...

Shqiptarët qejflinj të mëdhenj, ja sa milionë euro shpenzojnë në vit për argëtim dhe çlodhje

Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit arrijnë mbi 16,7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2015. Po të marrin në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët...

HUMOR/ Artistët vienezë: Shqiptarët nuk e meritojnë një gjeni si Edi Rama

Letra që instrumentistët austriakë shkruan pas largimit nga Shqipëria I dashur kryeministri më i kulturuar i kontinentit të vjetër, Jemi të prekur, të befasuar dhe njëkohësisht të mrekulluar se si një personalitet poliedrik i sërës Tuaj, i shquar jo vetm si politikan, por njëkohësisht si një sportist i nivelit ndërkombëtar, si një piktor dhe shkrimtar i rangut botëror, si një dizenjues i...

DETAJE/ Aksidenti në Laprakë, identifikohen viktima dhe të plagosurit

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur gjatë natës në kryqëzimin e Laprakës në kryeqytet, ku një vajzë mbeti e vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë njëri nga drejtuesit e mjeteve Ervin Bixhi, 26 vjeç, pasi drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës,...