LATEST ARTICLES
Debati në kryesinë e PD, përplasje Berisha-Salianji. Himci tregon kush i kërkoi vota për Shabanin. Gjekmarkaj ofron dorëheqje
Mbledhja e sotme e kryesise se PD Disa debate në mbledhjen e kryesisë janë zbardhur sot nga gazetari Osman Stafa në lidhje me fituesin e primareve në Kavajë dhe qarkun e Tiranës, Hysen Kadiu por edhe me lobimin e firmave për Endrit Shabanin nga ana e Ervin Salianjit. Debatet janë zhvilluar mes Berishës, Salianjit e më pas ka ndërhyrë edhe deputeti...
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD, në një prononcim për mediat, Ervin Salianji u shpreh i keqardhur që Kryesia e PD-së e zhvendosi fokusin nga protesta. Ai pranoi se kishte mendime të ndryshme brenda forumit, por theksoi se do të vijojë përpara. “Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do...
Flamur Noka: Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e SBerishës
Flamur Noka Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është...
Policia dhunon protestën e Lapaj, kreu i Shqipëria bëhet rrëzohet, rifillon protestën pa ndërhyrje mjekësore
Protestuesit e ‘Shqipëria bëhet’ u sulmuan sërish këtë mbrëmje nga policia. Ata janë konfrontuar me efektivët e policisë, të cilët kërkuan të merrnin një gjenerator në zonën e protestës. Përplasjet janë shtrirë mes forcave të rendit dhe pjesëmarrësve në protestë, përfshirë edhe vetë Lapajn. Pamjet e incidentit janë publikuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet” në llogarinë e tij në Facebook. Pikërisht...
Opozita thërret protestën kombëtare më 22 dhjetor
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur 22 dhjetorin si datën e protestës së përgjithshme kombëtare, duke theksuar se largimi i qeverisë aktuale dhe rikthimi i votës së lirë janë boshti kryesor i agjendës së opozitës. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se opozita nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave, pasi, sipas tij, me këtë...
Marku goditi të riun me çekiç me porosi të dy ‘tik-tok’save të njohur
Është publikuar fotografia e autorit të dyshuar të dhunimit të një 26-vjeçari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Sipas policisë, personi që shfaqet në foto është 49-vjeçari Helidon Marku, i cili dyshohet se ka goditur me çekiç të riun pranë rrethrrotullimit të Freskut, më 6 dhjetor. Marku është vënë në pranga nga uniformat blu. Hetimet paraprake kanë zbuluar...
Bardhi: Kushtetuesja iu nënshtrua vullnetit politik të Kryeministrit
Gazment Bardhi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke e cilësuar atë si një akt politik të diktuar nga Kryeministri Edi Rama për të penguar drejtësinë. Në një deklaratë publike, Bardhi u shpreh se vendimi nuk përbën asnjë surprizë dhe se opozita...
Varret e Selcës, pre e gërmimeve pirate, 4 në pranga
Varret e Selcës Policia e Pogradecit ka ndaluar në flagrancë katër të rinj teksa po kryenin gërmime të paligjshme në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme, në zonën e Mokrës. Ata u kapën nga inspektori i policisë së zonës, pas një informacioni operativ të marrë nga banorë të fshatit, të cilët kishin vënë re persona që përdornin detektorë metalesh...
Aksidenti i rëndë në Kosovë u merr jetën dy grave nga Shqipëria
Vendi i përplasjes Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin Prizren–Suharekë, ku dy gra kanë humbur jetën pas përplasjes së një automjeti me një kamion transporti mallrash. Sipas mediave në Kosovë, përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë drejtuesja e automjetit tip “Mercedes GLE”, me targa shqiptare, Elizabet Katija, 43 vjeçe, ka ndërruar...
Iku se nuk “hengri dardha’ pas shpinës së Kryeministrit. Telefonata e ashpër e Ramës nga Roma
Rama gjatë telefonatës që besohet se bënte me Hodaj Shkarkimi i sotëm i Julian Hodajt nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm, besohet se lidhet me një telefonatë të tensionuar të Ramës në rrugët e Romës, më 12 nëntor. Zyrtarisht, arsyet e shkarkimit mund të paraqiten si lëvizje për riorganizim, arsye personale apo “rienergjizim” të Ministrisë së Brendshme. “Por sipas burimeve të...




























