EMRI/ Durrës, një tjetër taksist zhduket, familjarët japin alarmin

EMRI/ Durrës, një tjetër taksist zhduket, familjarët japin alarmin

47
0
Shares

Një taksist është zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Durrës.
Janë familjarët e tij që kanë denoncuar zhdukjen, bashkë edhe me shqetësimin e tyre.
Ndërkohë, burime zyrtare të Policisë Vendore të Durrësit, bëjnë të ditur se rreth orës 21.30 të mbrëmjes së kaluar, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit Faik Fezgaj 53 vjeç, i cili ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi”me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.
Efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij.
Çdo person, i cili ka ndonjë informacion  mbi shtetasin e mësipërm është i lutur të kontaktojë në numrin 069 41 10 217.
Jo më larg se mesi i muajit dhjetor të vitit që shkoi, një tjetër taksist u zhduk në Kavajë. Idriz Karriqi, u gjet të nesërmen e denoncimit të zhdukjes i vrarë me thikë.
Për këtë ngjarje u identifikua dhe arrestua si i dyshuar, Musa Saraçi, 24 vjeç, i cili pasi e kishte marrë taksinë për ta çuar deri diku, ka tentuar ta grabisë pronarin e saj, të cilin edhe e ka vrarë më pas, duke i rrëmbyer edhe mjetin dhe duke e shitur për skrap.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY