Kur JA-ja bën “tërmet” në media

Kur JA-ja bën “tërmet” në media

171
0
Shares

Perdorimi i “ja” ne median online eshte epidemik. Pothaujse cdo portal e perdor ne te pakten nje ne kater lajme per hir edhe te nevojes per te qene i drejtepersdrejte me lexuesin.

Por gazetari Urim Bajramia e konsideron jo profesionale teksa konsideron se kjo pjesez po ben termet ne media.

ja disa shembuj qe ka perzgjedhur Bajrami:

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

Fotografia e Urim Bajrami

 

Por edhe gazetari Lutfi Dervishi ka shkruar rreth ketij problemi: JA cfare thote ai:

Me shtimin si këpurdhat pas shiut të portaleve, pjesorja “Ja” që përdoret “për të treguar dikë a diçka, që gjendet zakonisht afër, që kalon pranë, që shfaqet papritur etj.; përdoret për të dëftuar diçka ose për të tërhequr vëmendjen për diçka që ndodh në afërsi, përpara syve a në kohën që flasim. Ja shtëpia (shkolla, rruga, fshati) Ja shokët! Ja ku qenka! Ja ku po vjen! Ja, shih këtu! Ja, zbardhi dita”… (fjalori gjuhës shqipe) – po zë vendin e kryefjalës.

Në përpjekje të dëshpëruar për të peshkuar përdorues online, duket se redaktorët kanë dhënë dorëheqje nga shkrimi i titujve të bukur dhe mjaftohen duke vënë “ja” në krye të çdo gjëje….

Dhe ja-të më të përdorura shfaqen si më poshtë.

Ja e vërteta….

Ja se çfarë ndodh kur….

Ja si shpërtheu rrjeti (nëkupton facebook)

Ja video shokuese

Ja se çfarë hëngrën/biseduan në drekë…

Ja lista e …

Ja incidenti tragjik…

Ja sa kushton….

Ja se ku shkon…

Ja provokimi…

Ja shkaqet…

Ja gabimet që i kushtuan jetën

Ja si parashikohet ndeshja sot

Ja sa i poshtër…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY