Nga erdhën kallashnikovët e terroristëve islamikë në Paris

Nga erdhën kallashnikovët e terroristëve islamikë në Paris

276
0
Shares

Një reportazh i përgaditur dhe transmetuar nga Canal + në Francë zbulon rrugët e trafikimit nga Shqipëria mes të cilëve edhe armët.

Gazetarja Vanina Kanban, një njohëse e mirë e Ballkanit që ka bërë edhe një dokumentar për trafikun e organeve në Kosovë, ka zbarkuar në Rinas, është takuar me trafikantët dhe ka ndjekur një pjesë të udhëtimit të tyre nëpër 5 shtete deri në Strazburg të Francës.

“Po u ndeshëm me policinë do të themi se po bëjmë një reportazh për plazhet dhe turizmin e Shqipërisë, nëse na marin kamerën kartën grafike do e fshihni në brekë dhe nëse zbulohemi e keni kokën në rrezik” i thotë trafikanti gazetares.

Një trafikant armësh i tha gazetares se fiton deri në 25 mijë euro në vit me shitjen e tyre jashtë. Ai i thotë se është i friksuar që e bën këtë punë, po nuk ka shumë mundësi të tjera jetese.

Në fakt dokumentari nuk thotë asgjë për armët shqiptare që mund të bien në duart e terroristëve në shtetet evropiane.

Në një investigim të hetuesve francezë lidhur me origjinën e kallashnikovëve të përdorur në dy masakrat e Parisit vitin e kaluar dyshohet se ato erdhën nga Sllovakia dhe Mali i Zi.

Shqipëria nuk është përmenduar por ndërkohë nuk mund të mos dyshohet se armë të tilla bien edhe në duart e terroristëve islamikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY