Tronditet Putini: Vdekja e papritur e ish-atasheut rus në Shqipëri

Tronditet Putini: Vdekja e papritur e ish-atasheut rus në Shqipëri

101
0
Shares

Vladimir Putin është goditur nga vdekja e papritur e një prej kryespiunëve të tij, raporton Mirror.

Shefi i inteligjencës ushtarake, Igor Sergun, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në aneksimin e Krimesë dhe aksionet ruse në lindje të Ukrainës, vdiq në moshën 58-vjeçare.

Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për vdekjen e tij, por ofroi ngushëllime për të shoqen dhe dy vajzat.

Sergun ka qenë atashe ushtarak në ambasadën ruse në Tiranë gjatë vitit 1998.

Vitet e fundit ai ishte një njeri shumë i rëndësishëm i regjimit rus, me shumë ndikim në disa ngjarje si ato në Ukrainë, por edhe bombardimet në Siri.

Kryespiuni ushtarak rus ishte shënjestër e sanksioneve amerikane dhe europiane për Ukrainën.

Putin e kishte promovuar, duke e bërë kolonel-gjeneral 11 muaj më parë.

Ndërkohë Sergun është akuzuar nga disa burime në Kiev se u ka ofruar rebelëve në lindje të Ukrainës armatim, mes tyre dhe sistemin raketor BUK, që thuhet se është përdorur për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines, që solli humbjen e 298 jetëve.

Kjo është humbja e dytë e rëndësishme e një ushtaraku të lartë rus gjatë një jave.

Më herët humbi jetën gjenerali Alexander Shushukin, komandant i trupave ruse që aneksuan Krimenë.

Ai vdiq nga një sëmundje në zemër. mapo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY