U vra sot në ishullin Zakyntos të Greqisë plot me shqiptarë biznesmeni i njohur Dionysis Korfiatis.
Biznesmeni 54-vjeçar u qëllua nga një person teksa ishte futur në një zyrë kontabiliteti në qytet. Breshëria e plumbave nga jashtë zyrës nuk i la atij asnjë mundësi shpëtimi, ndërsa mediat greke raportojnë për një person të plagosur gjatë atentatit, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Pas atentatit, policia gjeti makinën e djegur disa kilometra jashtë qytetit dhe armën e krimit brenda saj. Raportohet se për ekzekutimin e biznesmenit u përdor një kallashnikov. Në qershorin e vitit të shkuar atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti e vdekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit.
Ishulli është një ndër zonat në Greqi ku punojnë dhe jetojnë një numër i madh shqiptarësh.a.s
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/