LISTA/Përfundojnë votimet e kandidatëve të PD në Tropojë, demokratët eliminojnë ish kryebashkiakun

LISTA/Përfundojnë votimet e kandidatëve të PD në Tropojë, demokratët eliminojnë ish kryebashkiakun

209
0
Shares

Votimet e PD në Tropojë kanë përfunduar ndërsa kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër janë: Isuf Cela, Xhem Nezaj, Mimoza Hajdarmataj, Lush Susaj dhe Feride Rrahmani.

Ndërkohë vihet re që është eliminuar nga gara ish kryetari i bashkisë Besnik Dushaj. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se u eliminua me 227 vota kundër. Edhe qytetarët e Kukësit kanë skualifikuar ish kryebashkiakun Bashkim Shehu, ndërsa në fazën tjetër kaluan: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.

Pritet të dalin rezultatet dhe Degën Has ku kandidoi: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci; Ismet Jaku; Zenel Kastrati.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se demokratët tashmë po tregojnë se janë gati për ndryshim.

Bardhi thekson se PD ka një plan për qytetarët nisur nga brenda familjes, pasi në zgjedhjet e 25 prillit demokratët do të garojnë me më të mirët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY