FOTO/Basha ndalon në Divjakë: Numri i pushuesve zero, operatorët paralajmërojnë mbyllje të...

FOTO/Basha ndalon në Divjakë: Numri i pushuesve zero, operatorët paralajmërojnë mbyllje të aktivitetit

45
0
Shares

Kryedemokrati Basha ndaloi në Divjakë ku takoi sipërmarrës dhe operatorë turistikë, që sipas Bashes, po mendojnë seriozisht mbylljen e aktivitetit të tyre.

Në çdo resort numri i pushuesve ishte pothuajse zero. Basha thote se administratorët kishin larguar nga puna mbi 50 përqind të punonjësve.

Madje Basha thote se mbyllja e kufijve nga Bashkimi Europian ka sjellë pasoja të rënda, pasi shkaktoi anullimin masiv të prenotimeve nga jashtë. Sipas asaj qe mesoi, bizneset në Divjakë kanë zero rezervime për pjesën e mbetur të sezonit turistik.

“Ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier. Kjo rrugë në pjesën më të madhe është ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por RAMAVIRUSIT i duhet si alibi për t’i dhuruar miliona euro oligarkëve, në turravrapin e fundit korruptiv të një qeverie në ikje”,-shprehet Basha.

Basha tha se ne nuk do të njohim asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve. Basha premtoi se qeveria e tyre do të rishqyrtojë ligjshmërinë dhe konfliktin me interesin publik të të gjitha vendimeve që janë marrë.

“Taksa 9% për biznesin, heqja e “taksës Rama” për naftën dhe moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet, do të jenë vendimet tona të para në dobi të ekonomisë dhe turizmit. Këto janë masat e para stabilizuese për të vendosur normalitetin në vend.

Paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për oligarkët, për tenderat, koncensionet e PPP-të e tyre, por do të shkojnë për investimeve publike që i shërbejnë ekonomisë, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Paratë që sot shpërndahen në skema korruptive, do të shkojnë tek fermeri, biznesi i vogël, sipërmarrësi i ndershëm, për të zhvilluar dhe promovuar ekonominë dhe turizmin si gjenerator me potencial të madh për zhvillim dhe punësim”,-u shpreh ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY