Rama i përgjigjet thirrjes së Bardhit: Nuk keni asnjë tagër ti jepni...

Rama i përgjigjet thirrjes së Bardhit: Nuk keni asnjë tagër ti jepni urdhra këtij kuvendi

54
0
Shares

Duke folur nga foltorja e Kuvendit për çështjen e Reformës Zgjedhore, kryeministri Rama i ka kthyer pergjigje sekretarit te pergjithshem te PD, i cili i kerkoi kuvendit te vendose seancen per te miratuar draftin e reformes.

Rama tha se duhet të krijohet një konsensus ndërsa shtoi se palët duhet të pajtohen me faktin që nuk mund të marrin gjithçka.

Po ashtu, duke iu referuar opozitës jashtëparlamentare, kreu i qeverisë u shpreh se Kuvendi nuk merr urdhra nga jashtë, dhe se ata nuk kanë asnjë tagër që ta bëjnë këtë.

“Atyre që janë jashtë u them që nuk keni asnjë tagër të jepni urdhra Kuvendit. I drejtohem kryetarit të Kuvendit që sot ka marrë një urdhër nga jashtë por edhe unë, jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja handari keni firmosur ku thuhet se kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa kushte. Unë nuk di ndonjë institucion tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese që mund ti diktojë Kuvendit të bëj këtë apo atë..”,-u shpreh Rama.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY