COVID-19 dhe tek Forcat e Armatosura, disa prej tyre ndodhen në misione...

COVID-19 dhe tek Forcat e Armatosura, disa prej tyre ndodhen në misione jashtë vendit

58
0
Shares

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku në Komisionin e Sigurisë deklaroi se që nga fillimi i pandemisë janë kryer 200 testime ne ushtri dhe 9 prej anëtarve te forcave të armatosura kanë rezultuar pozitv me koronavirus, 5 prej tyre ndodhen me misione jashtë vendit tone.

9 të prekur në total. Nga këta 5 në misione; 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan dhe 4 të tjerë në Shqipëri. Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë por jo në gjendje kritike, një i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre. Të gjithë janë ndjekur nga mjekë të njësisë mjekësore ushtarake, komandave në operacion dhe mjeku i familjes”, u shpreh Kollçaku.

Kollçaku thekson se i infektuar është edhe një ushtar në bazën ushtarake në Bonavi i cili është vetë-izoluar. “Ka rezultuar një i prekur në bazën ushtarake në Bonavi, i cili është vetë- izoluar”, ka thënë ai.

Shefi i Shtabit ka treguar se po merren masa për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY