Sa raste të dyshuar ka patur në Shqipëri, ministria jep të dhënat...

Sa raste të dyshuar ka patur në Shqipëri, ministria jep të dhënat e fundit për koronavirusin

29
0
Shares

Shqipëria ende vijon te jete e paprekur nga koronavirusi, dhe rastet e fundit kane qene negative. Lajmin e ka dhene Ministrja e Shendetesise, duke njoftuar se jane testuar në total 26 raste te dyshuara.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE”,-njofton ministria.

Kujtojme se nje dite me pare u njoftua se në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit nisi shpërndarja e 1.2 milion maskave shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY