Frenoni shpejtësinë! Radari “Trucam” pezullon 75 patenta në 24 orë në disa akse kryesore në vend

Shares

Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Berat,  Fier, Fushë-Krujë dhe Lezhë janë pezulluar 75 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, të konstatuara nga 6 radarë, 4 nga të cilët Trucam.

Po për tejkalim të shpejtësisë por pa masë plotësuese, janë vendosur 105 masa administrative, matur me radar, kryesisht në rrugët urbane.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2634756453410727/?t=1

“Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë përdorur edhe aparatet alkooltestues drager . Si rezultat  i kontrolleve janë pezulluar 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur:

243 masa administrative për parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë;

230 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

647 masa për parkime të gabuara;

74 masa për mosvendosje të rripit të sigurisë;

40 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

28 masa për mungesë siguracioni;

443 masa për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë goditur 2 raste të mitëdhënies nga Policia Rrugore e Tiranës, si edhe një rast i qarkullimit me armë në mjet, nga Policia Rrugore e Lezhës.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...