Ambasada e SHBA shpjegon sesi do të funksionojë FBI-ja shqiptare me një...

Ambasada e SHBA shpjegon sesi do të funksionojë FBI-ja shqiptare me një video

61
0
Shares

Ambasada Amerikane në Tiranë rithekson edhe njëherë se Uashingtoni është i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit.

Në një video të radhës, për reformën në drejtësi, Ambasada Amerikane thekson se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës saj.

“Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar”, thekson Ambasada Amerikane.

Sipas saj Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.

“Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë”.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/2833990006681854/?t=0

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY