Jemi në sezon pushimesh dhe duket se të gjithë, madje dhe politikanët e kanë gjetur pak kohë për veten, pavarësisht krizës që ka pushtuar vendin. Sesioni parlamentar është mbyllur e pjesa më e madhe e politikanëve në vend janë larguar nga kryeqyteti për të pushuar me familjet e tyre apo njerëzit e afërt.
Për Kryeministrin Rama pushimet janë familjare dhe për ta treguar këtë, nuk ka hezituar të postojë foto. Këtë të martë, Rama u shfaq një foto në “Instagram” me djalin e tij të vogël, Zahon, ndërsa shkroi: “Insta of the day”.
https://www.instagram.com/p/B00cY3nJi1C/?utm_source=ig_embed
Të dielën, Presidenti Meta bëri një postim nga Prevalla, atje ku ishte duke pushuar së bashku me familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe bashkëshorten, njëkohësisht kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Por gjithsesi, edhe pse jashtë Tiranës, Meta e ka marrë “situatën politike me pushime”, duke postuar thuajse çdo ditë në lidhje me të.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2411351938911065/?type=3
Erion Veliaj, ishte pranë djalit të tij këtë të martë, duke postuar një foto së bashku me të. “U rritëm ne, 10 muaj”, shkruan Veliaj bashkëngjitur fotos, duke mos e saktësuar nëse ndodhet në Tiranë apo jo.
https://www.instagram.com/p/B00IQRMBzk-/?utm_source=ig_embed
Po krejt ndryshe eshte situata me Lulzim Bashën, i cili mesa duket nuk i njeh pushimet dhe është duke zhvilluar ture dhe takime me qytetarët. Ashtu siç pati deklaruar, kjo verë nuk do të ketë pushime. Lëvizjet e vetme janë nga veriu në jug, duke zhvilluar takime me qytetarët.Së fundmi, kryeopozitari ishte në Patos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













