I ftuar sonte në ‘Opinion’ përballë një paneli gazetarësh, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i kapur në përgjim me kreun e bandës së Shijakut, u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar, duke lënë të kuptohet se nuk i bëjnë përshtypje përgjimet.
I vënë para përgjimit Vangjush Dako ka mohuar që në përgjim të jetë duke folur me Astrit Avdylaj.
Fevziu: Z. Berisha ka thënë që Rama nuk ju hap më telefonin….
Gjushi: Diversionet e Z. Berisha nuk kanë të sosur. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.
Fevziu: Nuk jeni shqetësuar fare nga këto përgjime
Fare
Fevziu: Akullorja shkriu (referohet videos ku Gjushi thotë jam akullore i pastër)
Gjushi: Çfarë ka ndryshuar?
Fevziu: Një person që del në 6 biseda….
Gjushi: Ai vetë flet vetë përgjigjet
Fevziu: Ju jep urdhëra juve
Gjushi: Vetë flet, vetë përgjigjet. Edhe ti si Astrit Avdulaj vetë flet vetë përgjigjesh
Nuk jam duke folur me Astrit Avdylaj
Fevziu-Më kë jeni duke folur
Gjushi-Gjejeni ju. Ta gjejë gjermani
Gjushi: Tani po flet si Prokuror
Kjo tregon që një mendje e hollë e ka manipuluar për të krijuar lidhjen me pesë telefonatat e tjera….
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/