Nuk i çon të ftuarin në emisionin, Mustafa Nano i “turret” keq...

Nuk i çon të ftuarin në emisionin, Mustafa Nano i “turret” keq gazetares: “Ajo biba…”

99
0
Shares

Një situatë mjaft e sikletshme në trasmentimet televizive është kur i ftuari nuk vjen në studion e një emisioni.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe drejtuesit të emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano.

Gjatë transmetimit të emisionit Mustafa Nano u shpreh se Gazmend Bardhi ish minister terknik i drejtesisë, dhe zyrtar i Partisë Demokratike nuk ka pranuar t’i pergjigjet pozitivisht ftesës për të qenë në emisionin e Nanos dhe përgjigjen për këtë e ka dhënë Elona Meco, drejtuesja e zyrës për marrëdhënien me mediat në Partinë  Demokratike.

Një pjesë të mesazhit që Meco i ka dërguar gazetares së emisionit, Mustafa Nano e lexoi, duke dhene edhe komentin e tij të pakursyer edhe nga ofendimet.

“Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij”, – shkruhej në një pjesë të mesazhit që lexoi Nano.

Ndërkohë ai vet u shpreh pas këtij mesazhi.

“Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo biba që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD pika që si bie me të vërtetat e saj”, – ka thënë Nano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY