Opozita e bashkuar vazhdon bojkotin në Kuvend, ja qyteti ku do të mblidhen të enjten

Shares

Partia Demokratike njofton se këtë të enjte do të mblidhen në një qytet tjetër duke bojkotuar seancën plenare.

Burimet nga PD, thonë se opozita e bashkuar do të mblidhet këtë të enjte në Vlorë, në shenjë proteste ndaj bashkëqeverisjes me krimin. Vendimi pritet te merret ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike.

Kujtojmë se opozita ka mbajtur takime dhe mbledhje të jashtëzakonshme në qytetet më problematike në vend të cilat janë kapur nga krimi.

Fillimisht në seancën e 3 shtatorit, ajo u zhvendos në Shkodër, për të vazhduar më pas në Elbasan dhe në seancën e fundit në Durrës.

Kryeopozitari Basha është shprehur nga takimet dhe mbledhjet e opozitës se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...