VIDEO/’Hiqen specialistët dhe vendosen militantët, qeveria pushon 600 punonjës nga ALBPETROL’

VIDEO/’Hiqen specialistët dhe vendosen militantët, qeveria pushon 600 punonjës nga ALBPETROL’

63
0
Shares

Problemet e kësaj qeveria nuk kanë të mbaruar. Partia demokratike vazhdon të publikojë fakte lidhur me përdorimin politik të ndërmjarrjeve shtetërore.

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Luan Baçi ka denoncuar rastet me kampaninë Albpetrol. Deputeti theksoi deri tani janë pushuar nga puna 600 punonjës të cilët janë profesionistë për të punësuar fanatikët e Rilindjes, ndërsa paralajmëroi se do të ketë të tjera shkarkime.

Në deklaratën e tij, thuhet se llogarite janë bërë për pushimin e 1000 – 1200 punonjësve, që përbëjnë gjysmën e punonjësve të Albpetrolit.

Nga 200 nafttarë vetëm 600 prej tyre kane aplikuar për marrjen e këtij statusi. Ndërsa naftëtarët pensionistë i janë dorëzuar zhgënjimit, pasi asnjë sakrificë e tyre nuk u njoh prej Rilindjes.
Naftëtarët e kanë kuptuar se çfarë do të ndodhë: Ata që kanë punuar prej vitesh, po flaken ne rruge, për arsyen e vetme se nuk i shërbejnë Rilindjes që është ne pushtet.

Askush në qeveri nuk jep shpjegime pse nuk është ngritur ende Instituti Shkencor Hidrokarbur, i miratuar me ligj në vitin 2017, si autoriteti tekniko-shkencor, oponent dhe autentik këshillimor për Shtetin Shqiptar.

Ai sipas ligjit duhej të ishte ngritur në muajin Shtator 2017, në fakt nuk është ngritur  akoma. Arsyeja dihet: Interesa të ulta të qeveritarëve po bëjnë presion që ky autoritet të mos ngrihet në qarkun Fier, ku janë vendburimet e naftës, por te jetë në Tiranë për t’u kontrolluar sipas interesit te qeveritareve”, theksoi Baçi.

Luan Baçi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 10 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY