LAJMI I FUNDIT/SHBA, të shtëna me armë dhe viktima në redaksinë e...

LAJMI I FUNDIT/SHBA, të shtëna me armë dhe viktima në redaksinë e gazetës së njohur

181
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në redaksinë e një gazete në Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Behet fjale per gazeten ‘Capital Gazette’.

Mediat amerikane raportojnë se nga të shtëna raportohet për persona të vdekur dhe disa të plagosur. Ndërkohë që është arrestuar edhe një person, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Një gazetar i ndodhur në redaksi, Anthony Messenger, shkroi në “Twitter” në orën 14:43 duke njoftuar policinë për të shtëna në selinë e gazetës, e duke bërë apel për ndihmë.

Policia konfirmon deri tani 4 të vdekur dhe mbi 20 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje shihet një prani e ndjeshme e forcave policore, të ndihmuar edhe nga mjete nga ajri, ndërsa pamjet e para që vijnë nga atje tregojnë njerëz që dalin nga godina me duart mbi kokë.

Raportime ende të pakonfirmuara theksojnë se i dyshuari është arrestuar tashmë dhe po merret në pyetje nga policia.

“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronar më të mëdhenj “Tronc Inc.”. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”.

“Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.

Phil Davis, një reporter i kësaj gazete ka konfirmuar të shtënat ndaj disa personave pa dallim. Mes viktimave të të shtënave masive është edhe John McNamara, pa përcaktuar nëse ka ndërruar jetë apo është i plagosur, i cili ka punuar më parë për këtë gazetë, ndërsa tashmë kishte detyrën e kryeredaktorit të një portali dhe një gazete tjetër.

'Multiple people shot' in mass shooting at Maryland's Capital Gazette's newsroom FOR MORE: https://dailym.ai/2Ku7pnr

Publiée par Daily Mail sur Jeudi 28 juin 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY