Tiranë, ish i burgosuri dhunon dhe grabit me thikë bashkëshorten

Tiranë, ish i burgosuri dhunon dhe grabit me thikë bashkëshorten

79
0
Shares

Një 39 vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar dhe ka grabitur bashkëshorten. Bëhet fjalë për Vath Ujkun, 39 vjeç, banues në Tiranë. Raportohet se ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja. Ujku ishte i arrestuar dhe i dënuar më parë për dhunë në familje.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY