Ish drejtori i ARRSH mbetet në burg

Ish drejtori i ARRSH mbetet në burg

169
0
Shares

Apeli i Posaccëm ka rrëzuar ankimimin e bërë nga ish kreu i ARRSH Evis Berberi, të Valter Begajt dhe Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre. 

Berberi, Begaj dhe Lami u lanë në qeli më datë  16 mars të ketij viti. Të tre u vendosën në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion për “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion pasi” “korrupsion aktiv” dhe për “pastrim parash”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaccme rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficcencën e Energjisë por edhe së fundmi në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. 

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin , kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundir fshehjen e veprës penale të korrupsionit.

Hetimi i SPAK tregon se përfitim ka qenë rreth 2.2 milione euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk, në pasuri të paluajtshme.   

Paralelisht me këtë hetim, SPAK ka nisur edhe hetim par pasurinë e te treve, duke qenë se ata akuzohen për veprën e pastrimit të parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY