I DËNUAR NË ITALI/ E kishin në qeli por Sinomatin e arrestuan...

I DËNUAR NË ITALI/ E kishin në qeli por Sinomatin e arrestuan pasi u lirua

405
0
Shares

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në janar në Vlorë, u arrestua vetëm pak orë pasi la burgun për llogari të drejtësisë italiane.

Ai ishte një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën.

Arrestimi i tij u krye nga policia e Vlorës pasi ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.

Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

-Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.

-Ndaloi shtetasin në kërkim Bejo Zykaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, nga të cilat i ka mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj.

-Ndaloi shtetasin në kërkim Daniel Çulanaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, më datë 15.05.2023, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

-Arrestoi shtetasin J. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa e tij.

-Arrestoi shtetasin S. A., 52 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr.3, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY