Teliti lajmëron tërheqjen e vogël të Veliajt. Pranoi për të hënën

Teliti lajmëron tërheqjen e vogël të Veliajt. Pranoi për të hënën

1055
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka pranuar kërkesën e opozitës për një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit bashkiak pas refuzimit të tij për ngritjen e komisionit të brendshëm financiar.

“Më në fund, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, ka njoftuar se ditën e hënë në orën 17:00, do të mblidhet Kryesia e Këshillit Bashkiak për të diskutuar dhe marrë vendim mbi kërkesat e dorëzuara nga këshilltarët e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme të vetë Këshillit Bashkiak”, njoftoi nënkryetari i këshillit Dorjan Teliti.

Megjithëkëtë, Teliti thotë se shkelja e hapur e ligjit dhe rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak vijon.

“Në nenin 36 Rregullorja detyron Këshillin Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm Financiar, komision i cili funksionon për gjithë periudhën 4-vjeçare, dhe ka në përbërje përfaqësues të  mazhorancës dhe të opozitës. Mbi të gjitha ky komision ka për detyrë funksionale kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga organi ekzekutiv, pra nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Që prej korrikut 2023, praktikisht çdo muaj, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, në cilësinë e NënKryetarit të Këshillit dhe automatikisht edhe anëtar i Kryesisë së këtij Këshilli, kam kërkuar zyrtarisht ngritjen e këtij komisioni, por jam përballuar me heshtjen dhe mohimin e kësaj kërkese ligjore. Kanë kaluar 10 muaj nga konstituimi i Këshillit Bashkiak, por mazhoranca bën sikur nuk e sheh dhe nuk e njeh rregulloren.

Edhe gjatë kësaj jave i jam drejtuar dy herë zyrtarisht Kryesisë së Këshillit Bashkiak, që të fusin në rend të ditës se mbledhjes së Kryesisë të hënën, edhe një pikë shtesë, ngritjen e këtij komisioni, sidomos në kuadër të publikimeve mbi gllabërimet e dhjetëra milionë euro nga funksionarët e lartë të Bashkisë”, deklaroi Teliti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY