Zbulohet identiteti i provokatorit të protestuesve te bashkia, gazetari: U dënua...

Zbulohet identiteti i provokatorit të protestuesve te bashkia, gazetari: U dënua për vrasje me 12 vite burg në Itali. Policia nuk jep shpjegime

853
0
Shares

Gazetari Telnis Skuqi ka shkruar sot në lidhje me një foto publikuar nga Belind Këllici ku shihet një person që u fut të premten mes protestuesve duke kërcënuar, sharë dhe ofenduar ata.

Gazetari Skuqi e ka identifikuar atë si Ervin Zela dënuar në Itali për vrasje me 12 vite burg.

“Në një shoqëri demokratike, roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe integritetin e qytetarëve të tij.

Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.

Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda.

Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.

Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit”, shkruan gazetari.

Ndërkohë me gjithë akuzat e protestuesve dhe drejtuesve të opozitës, policia nuk ka dhënë sqarime rreth identitetit të policit apo mundësisë që ai të jetë person me rekorde kriminale. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY