“Nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind të taksave”

“Nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind të taksave”

90
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha përshëndeti protestën tek bashkia një ditë më parë. Ai tha se i treguat shqiptarëve dhe mbarë Europës se nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind të taksave.

“Nuk pajtoheni kurrë me Erion Veliajn, këtë monstër që e turpëron emrin njeri.
Që i konsideron qytetarët shqiptarë, i konsideron kryeqytetasit si qenie për t’u mashtruar.
Si qenie për t’u vjedhur.
Si qenie për t’u poshtëruar.
Që dy-tre vite me radhë flet për pyllin imagjinar 1 milion pemë vetëm se ka vjedhur koston e 1 milion fidanëve.
Që dy, tre vite me radhë, tenderat i merr me drejtorët e tij mostra.
Paratë e taksapaguesve i kthen në hotele luksoze me 5 yje.
Paratë e qytetarëve i kthen në pallate private për veten dhe bandën e tij.
Paratë e qytetarëve i dërgon në konto offshore dhe zhduk pa nam dhe nishan mbi 130 milionë euro të paguara nga mundi, djersa e shqiptarëve për djegësin e Tiranës, për të cilin nuk ekziston as gjurmë, as nishan”, tha Berisha nga ballkono i apartamentit ku mbahet nënarrest shtëpie prej 4 muajsh. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY