Ambasada amerikane e ashpër me retorikën kërcënuese ndaj kreut të SPAK

Ambasada amerikane e ashpër me retorikën kërcënuese ndaj kreut të SPAK

304
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dënoi sot sulmet e “drejtpërdrejta dhe të tërthorta”, siç shkruhej në deklaratën e tyre,  kundër SPAK-ut ndërsa mbështeti qëndrimin që ka mbajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet nëmpostimin në X të ambasadës amerikane.

Një ditë më parë KLP bëri një deklaratë ku doli në mbrojtje të kreut të SPAK pas sulmeve që bëri në disa dalje publike kreu i PL, Ilir Meta.

Sipas KLP-së, çdo subjekt i përshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë.

“Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta. Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush“, thuhet në deklaratën e  KLP. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY