Nis gjyqi në GJKKO ndaj Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë nga...

Nis gjyqi në GJKKO ndaj Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë nga Durrësi

64
0
Shares
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi nisjen e procesit gjyqësor në ngarkim të ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Vangjush Dako është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal (dy herë), dhe bashkë me të edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Durrësit: Fiqiri Farruku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Fatmir Ejupi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Adrian Bulku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal, Ferzilet Hajdëri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të K.Penal, Adnand Toçila, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Diana Dedja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Bashkim Salillari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, Hanza Reka,akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të K.Penal, trupës gjyqësore të themelit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, dhe pushimin e hetimeve për personin nën hetim Meri Priftuli Semini, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të K.Penal. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY