Meta-Dumani, debati që nisi mbrëmë dhe u përflak sot. Meta nuk ndal...

Meta-Dumani, debati që nisi mbrëmë dhe u përflak sot. Meta nuk ndal akuzat

949
0
Shares

Një debat ka avancuar sot mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani dhevkreut të PL, Ilir Meta pasi ky i fundit e akuzoi një ditë më parë se është takuar me Charls McGonigal dhe më pas ka nisur hetime për ish-Presidentin.

Altin Dumani përmes një njoftimi për shtyp thotë se nuk e ka njohur kurrë McGonigal dhe emrin e tij e ka dëgjuar pas publikimit të lajmeve në media.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.”, thekson Altin Dumani.

Por edhe pas këtij reagimi të Dumanit ka folur sërish Ilir Meta.

Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje

Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta.

Ilir Meta akuzoi një ditë më parë kreun e SPAK se eshte takuar me Charls McGonigal dhe pas ketij takimi ka nisur hetimet ndaj tij.

Ilir Meta thotë se SPAK përgjon telefonin e tij dhe kërkon që të sekuestojë PL-në, por theksoi se “nuk ka shans”.

“SPAK le të hetojë çfarë të ketë qejf, po të dojë lë të vijë këtu. SPAK le të bëjë cfarë të dojë. SPAKu torollaku nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë.

Se cfarë flas unë për ata e dinë shumë mirë sepse më përgjojnë telefonin. PL nuk e sekuestron dot SPAK, ky është qëllimi i operacionit të SPAK. Zero çështje të CEZ DIA.

Ai më merr të keqen mua. As më kërcet farë për atë mua. Ai është një frikacak. Ai duhet të japë dorëheqjen për atë deklaratën idiote që ka bërë, që tha “afërmendsh gjykata do vendosë atë që bën prokuroria”, tha Meta duke iu referua kreut të SPAK, Altin Dumanit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY