Ditë e madhe për Kosovën, Këshilli i Evropës voton pro anëtarësimit të...

Ditë e madhe për Kosovën, Këshilli i Evropës voton pro anëtarësimit të saj në organizatën e madhe evropiane

361
0
Shares

Ksova është votuar këtë pasdite si anëtare e Këshillit të Evropës, hapi i parafundit për të qënë anëtare me zë drejta të plota. Ka mbetur në këtë rrugë vetëm votimi i këshillit të ministrave të KiE në maj të këtij viti për të konfirmuar anëtarësimin.

Ky është hapi më i madh i Kosovës në fushën e diplomacisë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

E gjithë vëmendja ka qenë në Strasburg ku është miratuar me shumicën dërmuese të votave raporti i hartuar nga deputetja greke Dora Bakojanis.

Pro kanë votuar 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 kanë abstenuar.

Bakojanis, tha se, asnjë gur nuk ka mbetur pa u lëkundur në përgatitjen e raportit dhe se është konfirmuar se pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale. Duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojnë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se vendi i përmbush kërkesat bazike për t’iu bashkuar këtij organizmi.

Bakojanis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo duhet të mbetet kompetencë e shteteve. Deputetja greke ka përmendur hapat që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kushtet, përfshirë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Kishës Ortodokse serbe në Deçan. Këtë e ka quajtur si “problemin më të madh në zbatimin e ligjit në Kosovë që ka pritur nga viti 2016”.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ajo ka thënë se këtë e ka konsideruar si çështje krejtësisht në kompetenca të brendshme të Kosovës. Bakojanis u kërkoi shteteve mosnjohëse, të lejojnë mbrojtjen e 2 milionë kosovareve nën çadrën e BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY