Si u rrit fiktivisht kosto e ndërtimit të rrugëve për të vjedhur...

Si u rrit fiktivisht kosto e ndërtimit të rrugëve për të vjedhur fondet publike. Berisha publikon shifrat

54
0
Shares

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Erion Veliaj, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ngriti modelin e vjedhjes 100 për qind të prokurimeve.

“Sot qytetarët e Tiranës dhe qytetarët shqiptarë, janë qytetarët më të vjedhur, janë qytetarët më të gjobitur, të Europës, por me zbulimet e fundit, të modelit të vjedhjes 100% të prokurimeve, këta janë qytetarët më të vjedhur në botë.
Ju shifni reagimin e narkoshtetit në mbrojtje të Erion Velisë, i cili është kryetari i autoritetit kontraktor ndër të cilin janë vjedhur 100 për qind, prokurimet.
Nuk ka vend në botë, përveç se Tirana, kryeqyteti i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që një zyrtar i tillë nuk do të jepte menjëherë dorëheqjen. Kurse ai kërkon të krijojë çdo sherr për të mbajtur karrigen e tij të krimit.
Por a ka qytetar më të vjedhur dhe më të gjobitur, se ai qytetar, taksat që ai paguan vidhen me modelin 100%.
A nuk është ky një motiv i revoltës, i zemërimit të pakufishëm të qytetarëve të Tiranës”, tha Berisha gjatë protestës së mbështetësve të opozitës.

Në vijim Berisha tha se kryeministri Rama pengon kompanitë që ndërtuan Europën të ndërtojnë në Shqipëri, kjo është një shkelje e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

“Ju keni dëgjuar se si, rruga Ibë-Farkë kushtoi 30 milionë euro kilometri, ndërkohë që tuneli i Kërrabës që u ndërtua më parë kushtoi 13-14 milionë euro kilometri.
Ju keni dëgjuar se unaza e Tiranës shkon 24 milionë euro kilometri.
Ju keni dëgjuar se si, çmimi i rrugës Kardhiq-Delvinë nga 700 mijë euro që ishte në kilometrat që u ndërtuan para vitit 2013, kaloi në 5 milionë euro në kilometrat që u ndërtuan pas vitit 2013.
Ju keni dëgjuar se si rruga Ersekë-Korçë nga 800 mijë euro kilometri, në 18 kilometrat e para që u ndërtuan para vitit 2013, kaloi në 5 milionë euro pas vitit 2013”, tha Berisha.

Berisha tha se për të vjedhur fondet publike kanë dy taktika.

“Së pari përjashtuan totalisht ndërtuesit e mëdhenj të rrugëve në Europë.
Ne me firmat më të mëdha Europiane, nga Hani i Hotit në Gjirokastër dhe kudo, ndërtuam rrugët me çmime 5-8 herë më lirë me firmat më të mira evropiane.
Shikoni se çfarë bëjnë hajdutët tuaj dhe të shqiptarëve, qeveritarët hajdutë.
Kanë krijuar rregulla të cilat me të famshëm e-Albania, i përjashtojnë të huajt nga pjesëmarrja. Shpallin tenderin për 30 ditë ndërkohë që afati për të përkthyer dokumentet për firmat e huaja nga momenti i shpalljes së tenderit në e-Albania, është 38 ditë.
Prandaj dhe rrugët shemben, qytetarët vidhen.
Prandaj dhe nuk ka rrugë të përfunduara”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY