LEZHË/ Një skuth që drejton makinën i dehur plagosi 3 persona, mes...

LEZHË/ Një skuth që drejton makinën i dehur plagosi 3 persona, mes tyre dhe një 10 vjeçar

471
0
Shares

3 veta u plagosën, mes tyre edhe një 10 vjeçar pasi një drejtues i dehur përplasi 3 makina në një aksident të rëndë në Lezhë.

Pijaneci, pi për qefin e vet dhe u merr shëndetin, makinat dhe kohën edhe shumë personave të tjerë që nuk kanë kurrfarë lidhje me pijen e pirjen e tij.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Lezhës.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY