Çfarë pasurish i sekuestroi SPAK, Evis Berberit

Çfarë pasurish i sekuestroi SPAK, Evis Berberit

371
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar një pjesë të pronave që i përkasin kompanisë së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, dhe ortakut Ervis Lami, arrestuar pak ditë më parë.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

  • Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;
  • Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2,me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
  • Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;
  • Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;
  • Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;
  • Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;
  • Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;
  • Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;
  • Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY