Belind Këlliçi, kujtesë për Veliajn: Fletën e burgut ta ka prerë Balluku...

Belind Këlliçi, kujtesë për Veliajn: Fletën e burgut ta ka prerë Balluku me letrën e korrikut

197
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi publikoi sot një letër të zv/kryeministres Belinda Balluku drejtuar Erion Veliajt përmes së cilës e akuzon se ka bllokuar monitorimin e punimeve te inceneratori i Tiranës.

Këlliçi e sheh këtë ndër të tjera edhe si pjesë e luftës mes klaneve brenda qeverisë.

“24 orët e fundit, jeni bërë dëshmitarë të një përplasje të egër mes dy organizatave kriminale më të mëdhaja në vend, organizata kriminale e kryeministrisë dhe ajo e bashkisë Tiranë.

Menjëherë pasi banda mediatike e bashkisë nisi të pomponte lajmin e denoncimit të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, Edi Rama u kundërpërgjigj me një rrufe ‘5D’ mbi Bashkinë Tiranë.

Arrestimet dhe masat e sigurisë të dhëna ditën e djeshme për 5 drejtorët e bashkisë Tiranë, përkatësisht famozi Mariglen Qato, Redjan Molla, Enton Punavija, Eglantina Zëre dhe Deborah Keçi, janë maja e ajsbergut dhe një formë e Erion Velisë për të goditur bashkëpunëtorët në krim dhe për të shpëtuar lëkuren e tij.

I kujtoj SPAK-ut se brenda kallëzimeve të mia për bashkinë Tiranë, gjenden emrat e drejtorëve të tjerë famozë të bashkisë, përkatësisht: Elton Kacidhja, Elvin Tivari, Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, Arben Maloku dhe Alban Dokushi, drejtori famoz i zhdukjes së pronave publike në bashki, i lidhur ngushtësisht me ndërtuesin po aq famoz të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, Armand Lilon”, tha zyrtari i lartë i PD.

Këlliçi shpjegoi se të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë të burgosur deri më tani si dhe pjesa tjetër që është në pritje të akomodimit në qeli, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“I them Erion Veliajt sot, se fatin tënd e ka firmosur me emrin e saj vetë zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Energjisë dhe Transportit znj. Belinda Balluku, në shkresën e datës 10 korrik, të vitit 2023, ku të fajëson ty personalisht se qëllimisht ke bllokuar Njësinë e Zbatimit të Projektit në inceneratorin e Tiranës, duke pamundësuar strukturat shtetërore për ushtrimin e kontrollit dhe monitorimit, në mënyrë që ti të zhdukje paratë e inceneratorit tënd në vende offshore.

Erion Veliaj, edhe këto llogari offshore ku prestanomet e tu kanë transferuar paratë, do të bëhen publike shumë shpejt. Ti si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, do të përgjigjesh personalisht për këtë aferë”, tha Këlliçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY