Kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj thyen heshtjen për Ervis Martinaj

Kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj thyen heshtjen për Ervis Martinaj

640
0
Shares

A ka ndonjë shans që policia të zbardhë zhdukjen e Ervis Martinajt, një prej ngjarjeve më të mistershme për kronikën e zezë në Shqipëri.

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ftuar mbrëmë në “Top Story”, nuk ishte i qartë në lidhje me mundësitë e zbulimit të enigmës.

Ai u shpreh se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%.

“Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen. Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet”, tha Vocaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY