Baneri i madh te selia e PD, ja për çfarë po feston...

Baneri i madh te selia e PD, ja për çfarë po feston sot opozita

102
0
Shares

Partia Demokratike feston sot 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, një arritje e cila u realizua gjatë qeverisjes së saj nën drejtimin kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha.

Për të nderuar këtë ditë, në fasadën e selisë së PD, është vendosur një baner 23 metra e gjatë dhe 6 metra e gjerë.

Anëtarësimi në NATO shënoi një kthesë të rëndësishme për sigurinë e vendit, duke e renditur atë në krah 32 vendeve të tjera.

Pas ftesës në Bukuresht më 3 Prill 2008, Aleanca e Atlantikut të Veriut me datën 1 Prill të vitit 2009, në një vendim historik, pranoi Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota të saj.

Për shqiptarët, pas 5 dekadash diktaturë, ky akt përbën arritjen më madhore në fushën politike dhe atë të sigurisë kombëtare pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY