Vrasje në Prishtinë, mbetet pa jetë 30 vjeçari

Vrasje në Prishtinë, mbetet pa jetë 30 vjeçari

197
0
Shares

Një 30 vjeçar mbeti pa jetë këtë mbrëmje pasi u qëllua me armë zjarri në Prishtinë. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur lehtë një grua 49-vjeçe, e cila ka qenë kalimtare në momentin e konfliktit.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e ploicisë.

Policia po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, teksa e plagosura po trajtohet në QKUK.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shpjegon policia e Prishtinës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY