Gjyqi i Gërdecit, paraqitet Delijorgji por sjell dëshmitë e gjyqit ku i...

Gjyqi i Gërdecit, paraqitet Delijorgji por sjell dëshmitë e gjyqit ku i dënua

55
0
Shares

Vetëm biznesmeni Mihal Delijorgji, ish administrator i “Albademil”, shoqërisë që demontonte municionet në Gërdec u paraqit sot në gjyqin e Gërdecit ndërkohë që është i pranishëm në të gjitha seancat ish ministri Fatmir Mediu.

Ai nuk ka pranuar të dëshmojë por kërkoi të lexoheshin deklarimet e mëparshme pasi ka qenë i dënuar më herët në lidhje me këtë tragjedi ku humbën jetën 26 persona.

Ndërkaq dëshnitarët Anjola Agolli, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën.

Ish ministri Fatmir Mediu i kërkoi gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë në lidhje me mënyrën e marrjes së dëshmisë së shtetasve në SHBA, duke theksuar edhe njëherë se duhet të bëhet me videokonferencë.

Gjykata tha se deri  tani është  në  fuqi vendimi që  dëshmia  e tyre të  bëhët  me letërporosi. Seanca e radhës  u caktua me 9 prill në  orën  9:00.

Më hetët Fatmir Mediu tha se çështja po përdoret politikisht.

“Mendoj që është në shërbim të së vërtetës që unë të pyetem në fund të procesit, sepse mendoj që është mirë që gjithsecili të dijë rrethanat dhe faktet e dëshmive, por njëkohësisht edhe argumentet shkresorë. Kjo e bën më të plotë dhe më të qartë raportin tim me procesin”, tha Mediu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY