Berisha: Nga 7 miliardë euro buxhet me taksa tuajat, vetëm 38 milionë...

Berisha: Nga 7 miliardë euro buxhet me taksa tuajat, vetëm 38 milionë euro janë lënë për pensionet

34
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot zërat e ndryshëm të buxhetit duke theksuar se buxheti nuk u shërben qytetatëve. Ky është buxheti i pashpirtësisë. Nga 7 miliardë euro taksa tuajat, vetëm 38 milionë euro janë lënë për pensionet, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në një vit shpërdorohen pothuajse një e shtata apo 930 milionë euro.
Pra, vetëm shpërdorimin në qoftë se do luftonin, ne rrisnim me 50 përqind rrogat dhe pensionet vitin e parë, po kaq vitin e dytë, dyfishoheshin dhe vazhdonte rritja drejt objektivit, drejt dyfishimit tjetër dhe shqiptarët do ndjenin se janë duke u begatuar, se po shkëputen me shpejtësi nga varfëria dhe se vendi i tyre po i begaton ata.
Po çfarë ndodh me këtë buxhet të dashur miq?
Dy janë tiparet më kryesore, por edhe më të zeza të tij.
Nga 7 miliardë euro taksa tuajat, vetëm 38 milionë euro janë lënë për pensionet.
Pra, 680 mijë pensionistë nuk kanë rritje më shumë se 2 përqind, në një kohë kur inflacioni është 3 pikë sa përqind.
Pra, ata do marrin këtë vit 1 përqind më pak se vitin e kaluar. Dhe në total pensioni i tyre është 30-40 përqind më i ulët se sa ç’ishte 6 vite më parë.
A ecet në këtë mënyrë?
Ky është një përçmim i turpshëm.
Ky është buxheti i pashpirtësisë.
Sa janë fondet për të përndjekurit politikë? 250 përqind më pak se sa ç’ishin në vitin 2013.
Me këto ritme, me këto 10 milionë euro, as për gjysmë shekulli nuk marrin dëmshpërblimin e tyre.
Po pronarët?
Miqtë e miq, në vitin 2013 ne lamë 76 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët.
Të gjitha këto miqtë e mi, pronarët duhet ta dinë se qeveria e PD jo vetëm ktheu me kthim dhe kompensim 2 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, troje, tokë bujqësore, kullota, pronarëve legjitimë, por ajo la rezervë për të shlyer në mënyrë përfundimtare çdo metër tokë të zënë, pronarëve legjitimë.
Ku shkuan këto? Edi Rama ua dha investitorëve strategjikë.
Ua dha të gjitha trafikantëve të drogës, vrasësve, ministrave, zyrtarëve të tij të lartë.
Dhe tani tallet me një shumë qesharake për kompensimin e pronarëve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY