Ibrahim Liçi lë qelinë në Stamboll, i drejtohet një hoteli

Ibrahim Liçi lë qelinë në Stamboll, i drejtohet një hoteli

785
0
Shares

Ibrahim Lici ka lënë qelinë për tiu drejtuar një hoteli ku do të jetë i mbikqyrur nga policia turke. Liçi i arrestuar në Turqi, si autor i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, ka fituar lirinë sot pas rreth 1 muaj e gjysmë në burg.

Dokumentacionet e nisura drejt Turqisë përmes letërporosive nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë bindur autoritetet gjyqësore për të hapur dritën jeshile të ekstradimit në Tiranë.

Mësohet se Lici është lënë në ‘arrest shtëpie’ dhe është vendosur në një hotel. Në lidhje me lirimin e tij, prokuroria ka paralajmëruar apelimin e çështjes dhe deri në një vendim përfundimtar, Lici do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie‘.

Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY